VIDEO/“Që nuk ju thotë fjala një gojë”, u përjashtua nga Kuvendi, Basha lë gafën e radhës

Politikë

VIDEO/“Që nuk ju thotë fjala një gojë”, u

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sot largimin e Enkelejd Alibeajt nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Basha u shpreh se marrëveshja mes PS dhe “Rithemelimit” është bërë për karrige dhe jo për parime, duke shtuar se grupimi i Berishës donte vendin e Alibeajt në Komision.

Ai u shpreh se Enkeled Alibeaj dhe PD në Komision po punon për listat e hapura dhe votimin e diasporën, por theksoi se deputetët e “Rithemelimit” sabotuan Reformën Zgjedhore.

Megjithatë gjatë deklaratës së tij për mediat jashtë Kuvendit, nuk la pa u bërë virale në internet një lapsus i Bashës.

“Që nuk ju thotë fjala një gojë, më falni që nuk ju thotë goja një fjalë,” tha Basha teksa korrigjoi shpejt veten.(Shiko këtu)

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion