Protesta në Tiranë, 8 të lënduar mes tyre dy gazetarë dhe një polic, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Aktualitet

Protesta në Tiranë, 8 të lënduar mes tyre dy gazetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se 5 protestues, 2 gazetarë (mes tyre një e huaj) dhe një efektiv policie janë lënduar deri në këto momente nga protesta e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë.

Kjo protestë është thirrur në përvjetorin e 114-të të Pavarësisë së Shqipërisë, teksa tubimit i është bashkuar edhe diaspora.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale:

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 14:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 4 të lënduar.

– Një efektiv policie

– Dy përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)

– Pesë protestues

Të gjithë koshientë dhe gjendja shëndetësore stabël. Po trajtohen nga mjekët në shërbimin e urgjencës

QKUM: Ekipet e urgjencës kanë trajtuar në vendngjarje 3 protestues të lënduar. Gjendja e tyre e mirë.

Në QSUT deri tani asnjë i lënduar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion