Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanalin me ujë, 3 të plagosur

Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, në afërsi të Fushë-Mamurrasit ku një automjet tip “Audi A5” ka dalë nga rruga dhe ka përfuduar në kanal.

Shoferi i automjetit 19-vjeçari G.D. ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka përfunduar në një kanal duke u kthyer përmbys.


Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 3 të rinj pasagjerë të cilët ishin duke udhëtuar me këtë automjet, përkatësisht 18-vjeç dhe dy 17-vjeçarë.

Të plagosurit lehtë janë dërguar në spital rajonal të Kurbinit për trajtim mjekësot, ndërsa policia në vendngjarje po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Policia:

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit.   

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion