"Ta kthejmë PD në ditët e saj të mëdha", Agron Shehaj thirrje demokratëve të votojnë masivisht

Politikë

"Ta kthejmë PD në ditët e saj të mëdha",

Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj, i bën thirrje demokratëve që të votojnë për ndryshimin.

Ndërsa na ndan një ditë nga zgjedhjet në Partinë Demokratike për kryetarin e ri, Shehaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se Partia Demokratike duhet të kthehet në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ishte partia që fitonte.

“Të dashur demokratë. Secili nga ju, nëse keni kartë anëtarësie apo jeni në listën e votuesve të partisë, ka të drejtë të votojë ditën e dielë.


Askush, asnjë komisioner dhe asnjë komision, nuk ka pushtetin t’iu heqë të drejtën e votës ditën e dielë, sepse këtë të drejtë ua jep Statuti i partisë.

Koha kur mund t’iu quanin armik, t’iu përjashtonin apo t’iu hiqnin votën për mendimet tuaja ndaj udhëheqësit e partisë, vdiq ditën që lindi Partia Demokratike. Mos rrini, dilni në votim. Votoni ndryshimin, që ta kthejmë Partinë Demokratike në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ajo ishte”, shrkuan Shehaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion