Kina publikon fotografi të reja nga planeti Mars

Bota

Kina publikon fotografi të reja nga planeti Mars

Kina të premten publikoi fotografi të reja të roverit Zhurong në planetin Mars, i cili po eksploron “planetin e kuq”. Mediet shtetërore kineze thanë se kjo është shenjë e suksesit të plotë të këtij misioni.

Roveri kinez u lëshua në zonën Utopia Panitia të Marsit më 15 maj. Ky është misioni i parë i Kinës në Mars, duke u bërë shteti i dytë në botë që arrin sukses të tillë, pas Shteteve të Bashkuara.

Roveri i dërgoi fotografitë e para nga Marsi muajin e kaluar, disa ditë pas lëshimit në sipërfaqen e këtij planeti. Në ato fotografi u pa një sipërfaqe e rrafshët e planetit fqinj të Tokës.

Kina publikon fotografi të reja nga planeti Mars


“Kina do të publikojë të dhëna përkatëse shkencore në kohën e duhur për t’ia lejuar njerëzimit shfrytëzimin e fryteve të zhvillimit eksplorues të hapësirës nga vendi ynë”, tha Zhang Keijan, shef i agjencisë kombëtare të hapësirës në Kinë.

Ndonëse Zhurong nuk është rover i avancuar në aspektin teknologjik sa roveri i NASA-s, Perseverance, i cili gjithashtu ndodhet në Mars, prania e tij dërgoj sinjal të qartë se shkathtësitë hapësinore të Kinës po u afrohen atyre të Shteteve të Bashkuara, shkruan CNN.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion