Pritjes i vjen fundi, nisin fluturimet nga Kukësi, zbulohet çmimi i biletës për në Zvicër dhe Turqi

Aktualitet

Pritjes i vjen fundi, nisin fluturimet nga Kukësi, zbulohet çmimi i

Nga 15 Korriku do të nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut”. Lajmin e mirë që i jep fund pritjes, e dha vetë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale duke e cilësuar zotëim të mbajtur dhe jo premtim fushate. Linjat e para do të jenë drejt Turqisë dhe Zvicrës, ndërkohë që ka publikuar edhe çmimet e biletave drejt këtyre dy destinacioneve.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut” ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit
* 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR” mbyllet postimi i Edi Ramës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion