Spartak Ngjela: Sali Berisha nuk do të jetë në Parlament në shtator, ja çfarë e pengon

Politikë

Spartak Ngjela: Sali Berisha nuk do të jetë në Parlament në

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur sot në studion e Repolitix lidhur shpalljen “non-grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se nuk është vetëm një njeri, por bashkë me familjen, dhe kjo nuk është aspak gjë e vogël.

Ngjela thotë se në shtator Berisha do e ketë thuajse të pamundur të hyjë në parlament pasi KQZ nuk do të duhet t’i japë mandatin e deputetit, vetëm për shpalljen “non-grata” nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Spartak Ngjela: Kemi njërin që është “non-grata”, me gjithë familjen. E keni dëgjuar deklaratën e Blinken? E pra, është “non-grata” dhe KQZ në bazë të këtij neni të shpalljes “non-grata” nuk duhet t’i japë Berishës mandatin e deputetit. Në shtator ai nuk duhet të jetë në parlament. Vetëm nga ajo deklaratë e kap neni që nuk e lejon të hyjë në parlament.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion