Sondazhi i Notosondaggi, nëse zgjedhjet do të ishin nesër, ja kush do të fitonte

Politikë

Sondazhi i Notosondaggi, nëse zgjedhjet do të ishin nesër, ja

News24 në bashkëpunim me kompaninë italiane Notosondaggi të sondazhuesit të njohur Antonio Noto sollën sondazhin e parë parazgjedhor këtë të hënë në emisionin Open, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga Antonio Noto, ekspert në fushën e sondazheve politike, themelues i kompanisë Notosondaggi, figurë e njohur në analizën e prirjeve elektorale në Itali dhe jashtë saj, me reputacion për saktësinë dhe profesionalizmin.

Një mijë të anketuarve ju është drejtuar pyetja: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rionuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në (shifrat ndërmjet 44-48%). E dhëna e sondazhit është 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%.

35% do të votonin PD-në (33-37%), 4.4% më pak se rezultati i 2021.

6.5% të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin partinë Mundësia të Agron Shehajt.

5% do të votonin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet”.

Partitë e tjera do të merrnin, si vijon: PSD 2.5%, Koalicioni Euroatlantik 2%, Lëvizja Bashkë 1.5%, koalicioni Djathtas për Zhvillim 1% dhe 0.5% do të votonin për forca të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion