Chris LaCivita nuk tregon shifrën e kontratës me PD: E di se një ditë do të publikohet por...

Politikë

Chris LaCivita nuk tregon shifrën e kontratës me PD: E di se një

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita zhvilloi një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ai u pyet në lidhje me kontratën që ka me Partinë Demokratike. LaCivita u shpreh se shifrat do të bëhen publike sipas axhendës që është vendosur.

Sipas tij, pyetjet në lidhje me këtë çështje bëhen nga ana e kryeministrit Edi Rama, pasi nuk për çfarë të flasë në 12 vite qeverisje.

Blendi Fevziu: Kam një pyetje të ndjeshme, nëse mund ta quaj kështu. Sa ka kushtuar kontrata që keni nënshkruar me Partinë Demokratike, cilat janë termat financiar?

Chris LaCivita: Sa para nxjerr ti?

Blendi Fevziu: Asnjëherë nuk e them këtë gjë.

Chris LaCivita: Pikërisht. E di që ligjet e kontratave janë miratuar nga avokatët e mi, avokatet e partisë dhe këto shifra do të bëhen publike në një çast tjetër, pra ka një axhendë se kur do të publikohen. E kuptoj se disa njerëz duan të bëjnë pyetje të tilla, sidomos nga ana e Edi Ramës…

Blendi Fevziu: Ka qenë vetë Kryeministri që tha se keni ardhur për të fituar ca para e më pas do të ktheni në Shtetet e Bashkuara.

Chris LaCivita: Edi Rama e thotë këtë gjë sepse nuk mbron dot 12 vitet e fundit si Kryeministër që ka shkatërruar çdo gjë. Nuk ka asgjë për të folur përveç se dështimeve të tij./tvklan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion