Siguruan 5 mandate, kush është demokrati që la pas me vota Ervin Salianjin

Politikë

Siguruan 5 mandate, kush është demokrati që la pas me vota Ervin

Partia Demokratike arriti të marrë 5 mandate në Korçë, ndërsa socialistët siguruan gjashtë. Pas numërimit të 427 qendrave të votimit ka nisur numërimi edhe i votave nominale të kandidatëve.

Demokratët prijnë me Bledjon Nallbati, i cili deri në këto momente ka marrë 3334 vota.

Pas tij vjen Andrea Mano, që ka siguruar 1727, ndërsa i treti për nga numri i votave në këtë qark renditet Ervin Salianji me 1575.

Ndërkohë, drejtuesi politik i demokratëve në Korçë, Edmond Soaho ka marrë 1434 vota.

Në të dhënat e publikuara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 118 qendra votimi nga 427 në total.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion