Po ironizonin humbjen e demokratëve, bashkëshorti i kandidates së PD "grushta" me socialistët, ndërhyn policia

Politikë

Po ironizonin humbjen e demokratëve, bashkëshorti i kandidates së

Një tjetër përplasje fizike ka ndodhur në Durrës gjatë numërimit të votave. Mësohet se teksa po dilnin nga KZAZ, bashkëshorti i kandidates së PD-së Manjola Luku është konfliktuar me disa mbështetës të PS-së që ndodheshin aty dhe po ironizonin humbjen e demokratëve në këtë qark.

Policia ka shoqëruar për sqarime të mëtejshme në komisariat bashkëshortin e Manjola Lukut për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më herët, pati një përplasje tjetër në Durrës, ku Vangjush Dako dhe mbështetësit e tij goditën me shishe kryedemokratin e qytetit Ferdinand Xhaferaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion