Hapen kutitë e para në Elbasan, kush është socialisti dhe demokrati më i votuar

Politikë

Hapen kutitë e para në Elbasan, kush është socialisti dhe

Janë numëruar 22 nga 223 kuti votimi sa i përket votave nominale që kanë marrë kandidatët respektivë në zgjedhjet e së dielës për qarkun e Elbasanit.

Siç pasqyrohet në rezultatet paraprake të KQZ-së, mes demokratëve për bashkinë e Elbasanit udhëheq Luçiano Boçi me 967 vota i ndjekur nga Flutura Açka me 512 vota, ndërsa Gazment Bardhi renditet i treti me 292 vota.

Sa i përket socialistëve,  udhëheq Taulant Balla me 1 092 vota, i ndjekur nga Evis Kushi me 560 vota dhe në vend të tretë është Klevis Xhoxhi me 349 vota.

Ndërkohë, në rang qarku kryesojnë Saimir Hasalla nga PS me 5 051 vota dhe Dashnor Sula me 4 092 vota. Të dy ata janë kandidatë nga Peqini. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion