"Si do futemi në BE, edhe Nastradini do të kishte zili”/ Rama i përgjigjet qytetarit: Të duket vetja i zgjuar, por...

Kryeministri Edi Rama është përballur sërish me komentet e qytetarëve në rrjet, ku një prej tyre e ka kritikuar për situatën e vendit, duke thënë:
“Si futet Shqipëria me depozita uji në tarracë, e pa drita. Je i madh Ramso. Edhe Nastradini do të kishte zili".
Rama iu përgjigj: “Ty Elton jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar kur bën këtë lloj komenti, por sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i zgjuar më duket vetja. BE-ja do të na fusë në gjirin e saj, këtë e ke dëgjuar? Apo edhe kjo të bën për të qeshur? Të falënderoj për ‘gjigandin’, sepse durimin e kam të madh, aq sa merrem edhe me komente si të tuat".
Një tjetër komentues u shpreh se pas 12 vitesh pushtet, premtimet e Ramës nuk ndryshojnë.
"Jo, Vladimir, nuk kam 12 vjet që premtoj, por 11 vjet e 6 muaj që bëj atë që them. Po të isha si bufi, edhe Shqipëria do ishte si e bufit. Sot? Vetëm kush nuk do të shohë, nuk sheh", i tha kryeministri ndër të tjera.


