Sherri me mjete prerëse tek familja në Durrës/ Policia jep detajet: 38-vjeçarja u godit në kokë

Detaje të reja janë zbardhur nga policia lidhur me sherrin e ndodhur pasditen e sotme në lagjen 14 të Durrësit, ku një grua u plagos me mjet prerës.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 17:00, 43-vjeçari Xh. L., banues në lagjen 14, dyshohet se pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren A. L., e ka goditur atë me thikë në pjesën e kokës.
Por gjatë konfliktit është dëmtuar edhe vetë 43-vjeçari.
Pas ngjarjes, të dy bashkëshortët janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia bën me dije se aktualisht të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


