Shtyhen me 6 muaj hetimet për Ilir Metën, avokati kundër vendimit të SPAK

Politikë

Shtyhen me 6 muaj hetimet për Ilir Metën, avokati kundër vendimit

Avokati Kujtim Cakrani njoftoi se gjatë seancës së sotme, SPAK vendosi të zgjasë me gjashtë muaj të tjerë hetimet ndaj klientit të tij, Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas Cakranit, me këtë vendim, janë tejkaluar të gjitha afatet.

Deklarata e avokatit:

Thonë se nuk janë mbledhur provat për të dhe e mbajnë në burg Presidentin e Republikës. Nuk janë mbledhur prova, nuk ka asnjë fakt pse mbahet dhe është absurde që presidenti qëndron në paraburgim.

Presidentit i është komunikuar akuza, afati mbaron nesër, teksa SPAK e ka shtyrë me 6 muaj, erdha dhe më dhanë vendimin sot.

Problemi qëndron pse mbahet presidenti ende në paraburgim, ai nuk është kundër hetimit dhe procesit, por pse mbahet? Presidenti Meta është rrëmbyer dhe SPAK-u është kthyer në një Prokurori politike. Hetimet kanë nisur 6 vite më parë.

Çështja hetohet nga Tirana dhe jo SPAK, por SPAK po të donte kishte hetuar policët që rrëmbyen presidenti“, tha avokati.

ME TE LEXUARAT