Apeli i GJKKO merr vendimin për masën ndaj Erion Veliajt

Politikë

Apeli i GJKKO merr vendimin për masën ndaj Erion Veliajt

Gjykata e Apelit te GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I arrestuar prej 10 shkurtit, Veliaj kërkoi zëvendësimin me një masë më të lehtë sigurie.

Sipas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm, Veliaj duhet të qëndrojë në qeli.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po mbahet në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion