Shqipëria zgjedh sot qeverinë, Sali Berisha mesazh qytetarëve: Mirëmëngjes njisha!

Politikë

Shqipëria zgjedh sot qeverinë, Sali Berisha mesazh qytetarëve:

Lideri i koalicionit më të madh në vend, Sali Berisha e ka nisur ditën e sotme me një postim lidhur me zgjedhjet parlamentare drejtuar qytetarëve të Shqipërisë.

“Mirëmëngjes njisha, jeni gati?”, shkruan shkurtimisht Berisha ku numri 1 gjithashtu i referohet dhe numrit rendor në fletën e votimit me të cilët qytetarët e Shqipërisë do të përballen sot teksa do të votojnë për qeverinë e vendit si dhe për përbërjen e Kuvendit.

Kujtojmë që Berisha garon për pushtet në këto zgjedhje parlamentare në koalicion me 26 parti opozitare nën siglën “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Partia Demokratike kërkon kësaj radhe rikthimin në pushtet pas 12 vitesh rënie nga pushteti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion