Samiti në Antalia, Xhaçka: Mirënjohëse ndaj Turqisë për forcimin e bashkëpunimit

Politikë

Samiti në Antalia, Xhaçka: Mirënjohëse ndaj Turqisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pasi ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) në Antalia të Turqisë.

Në reagimin e saj Xhaçka shkruan se ndihet mirënjohesë ndaj Turqisë për forcimin e bashkëpunimit në shëndet, kulturë, turizmin, siguri.

Sipas saj Shqipëria mbetet e përkushtuar për lidhje gjithnjë e më të ngushta me fqinjët.

“Kam marrë pjesë sot në Samitin # SEECP në Antalia. Mirënjohëse ndaj Turqisë për forcimin e bashkëpunimit mbi shëndetin, kulturën, turizmin, sigurinë, infrastrukturën ndër-rajonale.

I uroj çdo sukses CiO-së Greke të ardhshme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për lidhje gjithnjë e më të ngushta me fqinjët”, shkruan ministrja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion