Piloti grek pranon krimin, rrëfen vrasjen e gruas: Më tha se do të më linte

Bota

Piloti grek pranon krimin, rrëfen vrasjen e gruas: Më tha se do

Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline.

Piloti ka rrëfyer vrasjen brutale. Ai rrëfeu pas më shumë se tetë orësh pyetje se kishte vrarë gruan, shkruan Protothema.

Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte. Sipas të dhënave të para, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte.

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik. Policia arriti të zbulojë se 32-vjeçari është vrasësi i Caroline. Provat u bazuan kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.

Në mesazhet e zbuluara në telefonat e të dyve, kanë treguar se Caroline dhe i shoqi janë grindur vetëm pak orë para krimit të rëndë.

Për shkak të këtyre provave autoritetet përshpejtuar punën në 24 orët e fundit. Burri i Caroline, u mor me urgjencë nga Alonissos i shoqëruar nga oficerë policie për t’u paraqitur në polici.

Caroline, 20, u vra në të gdhirë të 11 majit. Siç dëshmoi burri i saj që në momentin e parë, tre autorë të maskuar thyen një dritare të shtëpisë së tyre dhe hynë brenda ku po flinin çifti dhe foshnja e tyre 11 muajshe.

Ata lidhën 32-vjeçarin, ndërsa në përpjekjen për të neutralizuar 20-vjeçaren që po rezistonte e mbytën. Sipas 32-vjeçarit, autorët e krimit kanë marrë 15,000 euro që ishin në një kuti. Dyshimet u shtuan për policinë, pasi autorët nuk kishin lënë asnjë gjurmë dhe as nuk morën celularët e çiftit.

Gjatë periudhës së ndërhyrjes, drejtuesit e Sigurimit dhe Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike kërkuan tërësisht brendësinë e shtëpisë, pa gjetur ndonjë gjetje që konfirmon praninë e grabitësve.

Ata gjithashtu kërkuan dëshmi dhe video nga kamerat e sigurisë për të provuar praninë e grabitësve në shtëpi dhe për të zbuluar provat e arratisjes së tyre. Madje bashkëshorti i viktimës tha se njëri nga grabitësit fliste gjuhën shqipe.

Pas kërkimeve nuk u zbulua asgjë dhe provat e tjera sollën më pas përmbysjen e gjithë ngjarjes.

 

 

ME TE LEXUARAT