U arrestua për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës, flet vëllai i Enver Divës: Na kanë fut në gjak

Aktualitet

U arrestua për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës, flet

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla ka bërë që SPAK të zbërthejë grupin e famëkeqit Talo Çela, i cili së bashku me Nuredin Dumanin vazhdojnë të jenë të arratisur.

Klevis Alla ka dëshmuar sesi Nuredin Dumani kishte punësuar Besion Xhixhën dhe Enver Divën për të ekzekutuar Besmir Haxhiajn. Mirëpo, duke qenë se Diva kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, Talo Çela ishte detyruar ta kryente vetë vrasjen.

Besion Xhixha dhe Enver Divën janë arrestuar ditën e sotme. Në lidhje me këtë arrestim ka folur vëllai i Enverit, i cili ka mohuar kategorikisht që Enver Diva të ketë lidhje me ekzekutimin e vëllezërve Haxhiaj.

Ai madje thotë se ai dhe vëllai i tij nuk njohin as viktimat dhe as Talo Çelën. Vëllai i Enver Divës më tej i bëri thirrje atyre që sipas atij po mungohen t’i ngarkojnë vrasjen që të merren me njerëzit e duhur dhe jo me fukarenj.

Teksa u shpreh i gatshëm për t’u takuar me famlijen e viktimave sipas zakonit, vëllai i Enver Divës ju drejtua Klevis Allës, duke i thënë që po e fut në gjak.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ku ka qëndruar Enveri?

Vellai: Në shtëpinë e vet.

Pyetje: Ka pasur ndonjë shoqerim në Polici?

Vellai: Asnjëherë, asnjëherë. RENEA ka pas mundësi ene dje, ene pardje me e kap. Se nuk është askushi. Robi i thjeshtë, si unë. Kur dojë RENEA, të vijë edhe sot.

Pyetje: Viktor dhe Besmir Haxhiaj, i keni njohur?

Vellai: Asnjëherë në botë nuk njoh njerëz që janë arrestu, as njerëz që kanë vdek. Paçin dritë aty ku janë, familja ime nuk i ka vra. Kush mundohet me më ngarku mu krime, se dun me mor i rrogë qyl, i them mos u merrni me njerëz që janë fukarej, por shkoni atje ku duhet të shkoni.

Pyetje: Ku ndodhej Enver Diva në ditën e vrasjes?

Vellai: Te shpia. Asnjëherë në botë vëllai im se ka njohur Klevis Allën. Thashë pra, dikush që do me i ik burgut, përmend emra. Do t’ja ngarkojë dhe t’i ikë rrezikut të vet. Nuk kam frikë, vetëm zotin kam frikë.

Pyetje: A ju kanë thirr në komisariat?

Vellai: Asnjëherë. Sot na ka ardh surprizë. Ne sot kemi nevojë ndoshta edhe me u mbrojt nga forcat speciale. Se është kollaj me e kap i person. I lutem shtetit tonë, të paktën të më bëjnë nja dy dhoma, se tre kam gjithsej. Na kanë bërë familje mafiozash. Ne për kokë të kësaj goce të vogël, biznesi më i madh kjo shpi është. Pasha kët zot. I them Allës, jo se s’jam tu i bo presion. Mu mke fut në gjak. I them ene për vete RENEA-s hajdeni në çdo orar, na keni në shpi. Nuk na keni t’u m’çef në ferra.

Pyetje: A do merrni veprim për t’u sqaruar me familjarët e viktimave?

Vellai: Patjetër që po. E kanë derën hap. Të thashë kam bërë 25 vite burg pa vra kërkan. Më kanë akuzu për një vrasje që se kam bërë. E njëjta gjë është duke më ndodh edhe me vëllain tim./Faxweb

ME TE LEXUARAT