Samiti i "Open Balkan", Zaev dhe Vuçiç vijnë sot në Tiranë, Berisha njofton protestë

Politikë

Samiti i "Open Balkan", Zaev dhe Vuçiç vijnë sot

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet takimi i radhës në kuadër të Open Balkan. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të vijnë në vendin tonë në kuadër të kësaj axhende.

Zaev do të shoqërohet edhe nga zv/ministri i Financave maqedonas i cili në ditët e para të Janarit pritet të zëvendësojë Zaev në postin e kryeministrit.

Punimet e këtij samiti do të zhvillohen në një hotel në qendër të Tiranës prej orës 10:00 ndërsa në orët e pasdites është paralajmëruar një konferencë për shtyp e liderëve të tre vendeve.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, që do të nisë nga Partia Demokratike në orën 16:00 për të marshuar më pas drejt kryeministrisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion