Kosto e lartë për studentët në Tiranë, shpenzimet më të mëdha për qiranë dhe ushqimin

Aktualitet

Kosto e lartë për studentët në Tiranë, shpenzimet

Të studiosh në Tiranë është kthyer në një sfidë financiare për shumë të rinj.

 Ariesa Zeneli është ndër studentet që  jeton me familjen, per te kjo është një lehtësi e madhe pasi nuk i duhet të paguajë për akomodimin. Por edhe pse vetë nuk përballet me këto shpenzime, Ariesa e njeh vështirësinë e bashkëmoshatarëve të saj për të siguruar një banesë me një cmim të përballueshëm.

“Ajo që është problem më i madh është kostoja e lartë e qirave dhe mundësia për të gjetur një vend me kushte minimale të jetesës, por edhe një çmim të mirë dhe të përballueshëm për koston e një studenti”, thaAriesa Zeneli, studente.

Shumë prej bashkëmoshatarëve të saj, detyrohen të punojnë paralelisht me universitetin. Ariesa ka zgjedhur t’u përkushtohet studimeve, edhe pse pranon se do të kishte nevojë për të ardhura shtesë.

“Momentalisht nuk jam në një punë pasi kam zgjedhur t’i fokusohem studimeve, pasi ngarkesa e studimeve nuk më lejon të punoj, pasi shumica e punëve janë 6 ose 8 orë dhe janë shumë të pakta ato që janë 4-orëshe”, shtoi Zeneli.

Pasojat e kësaj, sipas Aleksandër Kovaçit, reflektohen edhe në auditorë, ku studentët që punojnë e kanë gjithnjë e më të vështirë të ndjekin procesin mësimor.

“Më shqetëson fakti që vërtet në leksion shumë studentë flenë gjumë, pasi gjithë natën kanë qenë në punë. Në vende të caktuara nuk ka punë full time për studentët, punojnë deri në katër orë, por në Shqipëri ai të punëson ose full time ose fare. Studentët janë të detyruar të pranojnë kushte diskriminuese dhe realisht nuk kanë kohë as për studimin, as për të dëgjuar leksione”, tha Aleksandër Kovaçi.

Sipas një raporti të bazuar nga një anketim në tetë universitete publike dhe private, një student në Shqipëri shpenzon mesatarisht 602 euro në muaj, nga të cilat 356 euro, ose 59.1%, vetëm për ushqimin dhe akomodimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion