Rezultati paraprak i zgjedhjeve raporton 72 mandate për PS, reagon kryeministri Edi Rama
Lajmifundit
/
27 Prill 2021, 08:05
Politikë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ndryshe këto dy ditë, lidhur me rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 25 prillit. Teksa Partia Socialiste aktualisht zotëron 9 qarqet në vend, dhe ka marrë 72 mandate, kryeministri Rama ka vendosur të mos flasë për politikë.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka publikuar një foto të Michael Jordan dhe shkruan një shprehje të tijën.
“MIRËMËNGJES ????
Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë- Michael Jordan”, shkruan Rama.


