Aksident TRAGJIK në Greqi! Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja
Lajmifundit
/
30 Korrik 2026, 20:25
Kosovë&Rajon

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku viktima raportohet se kanë mbetur dy shqiptarë.
Sipas mediave greke, ngjarja ka nodhur në autostradën kombëtare, pranë Kolymbarit, ku dy shqiptarët 28 dhe 34 vjeç, po udhëtonin me motir.
Në një moment, dyshohet se motoçikleta doli nga rruga në rrethana ende të paqarta, duke bërë që ata të binin mbi parmakun metalik dhe të plagoseshin për vdekje.
Të rinjtë u transportuan me ambulancë në Spitalin e Hanias, ku u shpallën të vdekur.


