Dy muaj në protestë! Qytetarët nisin tubimin në ditën e 61-të

Aktualitet

Dy muaj në protestë! Qytetarët nisin tubimin në ditën e

Ditën e sotme po mbahet përpara Kryeministrisë protesta e 61-të. Fillimisht, si çdo pasdite, ata nisën të grumbulloheshin në sheshin “Skënderbej” e më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Ata kanë nisur fjalimet e tyre, teksa në shehs nuk mungojnë flamujt, pankartat dhe flamingot.

Gjatë 60 ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me tubime, marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të vazhdueshme për largimin e klasës politike.

Organizatorët kanë bërë të qartë se protesta nuk do të ndalet, duke theksuar se do të vijojë çdo ditë derisa, sipas tyre, të realizohen kërkesat për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike.

ME TE LEXUARAT