Rama ngre tonet në Tiranë: Më 25 Prill të çojmë Ilir Metën në shtëpi, të gjallë e të vdekur...

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shqiptarët më 25 Prill, duhet të çojnë Ilir Metën në shtëpi duke e cilësuar atë si turpin më të madh që Shqipëria ka pasur në krye të vendit.
Rama shtoi se ai që voton Ilir Metën turpëron të gjallë dhe të vdekur ndërsa theksoi se patronazhistët në këto tre ditë dhe tre netë duhet të trokasin derë më derë për t’u kërkuar qytetarëve të votojnë për të ardhmen e tyre.
“Ju nuk i doni çitjanet se jeni modern. Unë i shkreti një copë katunari jam. Taksat a i keni zero. Vazhdon mër bëni biznesin tuaj. E doni Lulin kaq shumë? A ja vlen t’i rrisësh vetes taksën që të flejë Luli në kryeministri. Luli ka gjithë ato shpi. Ka një shtëpi pas kryeministrisë. Ka dhe shtëpinë e Likes ku shkon dhe ha ndonjë shpullë. Nuk është Luli se Lulit ia gjejmë një vend për të fjetur.
Të mendosh sot për fëmijët do të thotë të mendosh edhe për vajzën e Ilir Metës që siç thotë edhe vetë ai ajo i lutet Babi mos pi, hajde në shpi. Më 25 Prill çoni në shtëpi Ilir Metën. Ilir Meta duhet të shkojë në shtëpi sepse është turpi më i madh që Shqipëria ka pasur në krye. Ai turp duhet të zhbëhet më 25 Prill. Ai që voton Ilir Metën turpëron të gjallë e të vdekur në shtëpinë e tij.
I ka lëshuar pëllumba e sorra prapa. Patronazhistët kanë këto tre ditë dhe tre netë, ditët dhe netët e tyre. Kanë këto tre ditë dhe tre netë. Kanë kohën dhe karakterin e tyre. Trokitje derë më derë dhe në telefonat e miqve. Trokitje kudo ku njihni njerëz nëpër Shqipëri. Mos e harroni për asnjë moment. Ka vetëm një numër që jeni ju dhe është numri 12. Numrat e tjerë janë deputet që kush dëshiron ja jep një preferencë, kush nuk dëshiron nuk ia jep., Për deputetë për ju dhe për ta çuar Shqipërinë në maj është 12 e yjeve europianë, 12 e aritmetikës sonë. Ne e dimë që 7×7 nuk bëjnë 42 por 4×3 bëjnë 12”, tha Rama.


