Hëna Rozë, fenomenin e jashtëzakonshëm të 26 prillit s'duhet ta humbisni për asnjë arsye

Soft

Hëna Rozë, fenomenin e jashtëzakonshëm të 26 prillit

26 prillin shënojeni në kalendar dhe jo për arsye zgjedhore. Ka diçka edhe më të rëndësishme siç është një Hënë e Plotë rozë! E konsideruar si një nga super-hënat e këtij viti, Hënën rozë mund ta shohin të gjithë, nga çdo cep i botës. 

Super-hënat ndodhin atëherë kur hëna kalon shumë pranë Tokës dhe duket shumë herë më e madhe nga ajo çfarë shohim zakonisht. Përsa i përket ngjyrës, sigurisht që nuk është rozë, por duke qenë se do të jetë 14% më e madhe dhe 30% më e hapur se ngjyra e hënës tipike, do të shfaqet me nuancat e rozës, shkruan anabel.

Koha më e mirë për ta parë Hënën Rozë është 05:33 e mëngjesit me orën lokale. Nëse nuk do të mund të zgjoheni për ta kapur rreth kësaj ore, të paktën mos e humbisni gjatë perëndimit dhe në mbrëmje. Hëna do të jetë e dukshme me sy të lirë, prandaj përgatituni për ta shijuar dhe për të shkrepur disa foto të lezetshme.

Mos harroni të shprehni gjithashtu një dëshirë! Energjia e Hënës Rozë do t'ju ndihmojë!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion