Rama zbulon momentin e vështirë kur Gregori u diagnostikua me kancer: Djali u fut në koma por...

Politikë

Rama zbulon momentin e vështirë kur Gregori u diagnostikua me kancer:

Kryeministri Edi Rama, teksa kishte të ftuar në podkastin “Flasim” Kryepeshkopin Joan, ka rikujtuar momentin kur djali i tij, Greg Rama u vendos në koma mjekësore pasi u diagnostikua me kancer.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky ishte një moment dramatik në jetën e tij, duke theksuar se ” faktikisht gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike”.

Rama u shpreh nuk dihej nëse djali i tij do të kthehej më, teksa mjekia që e kuronte i tha “24 orët e para çdo lajm do të jetë një lajm i keq, urojmë që sdo kemi asnjë lajm”.

Edi Rama: Më rikthehet një ngjarje e jetuar me mjeken që kuronte tim bir, i cili kaloi një moment mjaft dramatik me një kancer, edhe faktikisht gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike, edhe nuk dihej a do të kthehej apo jo. Isha me të përballë pas futjes në koma dhe i them “Po tani?” Më thotë “24 orët e para çdo lajm do të jetë një lajm i keq, urojmë që sdo kemi asnjë lajm”.

24 orët e para tmerr, në çdo moment mund të ndodhë që të dalë dikush nga ajo zona e reaminacionit e të thotë… kur i them “ si vazhdon?”. Ajo ngre kokën dhe bën me dorë? I thashë ‘çfarë po më tregon tavanin, unë po flas me një shkencëtare, jo me një prift’. Dhe më thotë “Në këtë kat, (ishte kati i fëmijëve me kancer) unë kam parë gjëra që shkenca nuk mi ka shpjeguar dot akoma”.

Kishte një Kapelë spitali dhe ajo sillte njoftime që në x orë unë bashkë me ekipin do të lutemi për Gregun, ose e bënin edhe për fëmijë të tjerë.

I thashë ‘çfarë është kjo histori që shkoni e lutemi në Kapelë, çfarë lidhje ka kjo me terapinë”. Më thoshe që “e kemi të nevojshme, ndihemi shumë mirë kur e bëjmë, marrim energji”. ishte qartësisht një njeri që besonte, por thoshte quaje si të duash, unë di që ka mister dhe nga ajo zonë e misterit vijnë në këtë kat gjëra që nuk i parashikon dot ose nuk i shpjegojmë dot më mbrapa.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion