“Punoje infermier në spitalin psikiatrik”, Rama zbulon në podcast detajin nga jeta e kryepeshkopit Joan

Politikë

“Punoje infermier në spitalin psikiatrik”, Rama zbulon

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një detaj nga jeta e Kryepeshkopit Joan, duke treguar se përpara se të bëhej prif ka punuar si infermier në spitalin psikiatrik. Rama u shpreh se për Hirësi Joan psikiatria ishte palestra në mungesë të kishës, ku ju stërvitnit shpirtin. Ndërsa Kryepeshkoi, i ftuar në podkatin e Ramës “Flasim”, tha se kjo ishte pikërisht arsyeja pse shkoi atje.

“Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri”, tha Hirësi Joan, duke shtuar se kur shkoi në spitalin psikiatrik dhe pa realitetin atje, i nisi dhemshuria për njerëzisht që ndodheshin në atë institucion.

Edi Rama: Kur ecejakeshim ju punonit infermier në spitalin psikiatrik. E kujtoj shumë mirë thoshin se gjëja më e mirë që bën njeriu është të japë. Mirëpo tek dhënia ka një moment egoizmi në sensin e vetëkënaqësisë që po jep, pra jep por merr në këmbim sensin e lumturisë. Por më thonit kur jep dhe marrësi nuk e di fare se kush je është ndryshe. Psikiatria ishte palestra në mungesë të kishës, ku ju stërvitnit shpirtin.

Joan Pelushi: Në fakt kjo ishte edhe arsyeja përse shkova atje, ishte frymëzimi i ungjillit. Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri. Kur shkova dhe pashë atë realitet, nis një dhembshura e madhe për këta njerëz.


Ajo që ndjeva herën e parë ishte dhembshuri, aq më tepër kur pashë që atje ishte edhe një person që e kisha njohur e kisha pasur në klasë.

Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut. Këta njerëz duhet të ndihmohen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion