Nami në portin e Durrësit/ Kapen 120 shishe verë dhe mallra të padeklaruara në një mjet
Lajmifundit
/
14 Gusht 2026, 15:21
Aktualitet

Gjatë një kontrolli të ushtruar në Portin e Durrësit, Dega e Doganës Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, në vijën e dytë të kontrollit të mjeteve të rënda, konstatoi një sasi të padeklaruar mallrash në një mjet të ardhur me tragetin e linjës Ankona–Durrës.
Në pjesën e pasme të mjetit u gjetën 20 kuti me nga 6 shishe verë, si dhe 2 kondicionerë të rinj dhe 238 kremra kozmetikë, të cilat nuk ishin deklaruar nga drejtuesi i mjetit.
Pas konstatimit, mjeti dhe drejtuesi i tij u referuan pranë strukturave të DVKM Durrës për vijimin e procedurave të mëtejshme.


