Rama "u mbyll gojën" kritikëve: Shqipëria në krye të klasifikimit të Europës për ultësinë e vdekjeve me Covid

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter "u mbyll gojën" të gjithë atyre që kritikojnë vendimet e fundit të Komutetit Teknik për orën policore në Shqipëri, si pjesë e masave anti-Covid.
Rama, shkruan se vendi ynë është në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës!
Kryeministri Rama ne Twitter: Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës!
Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!


