“Të gjithë po ikin, situata është apokaliptike!”, braktiset qyteti me 2 milionë banorë

Bota

“Të gjithë po ikin, situata është
Me mijëra njerëz janë larguar nga qyteti i Gomas në Kongo mes paralajmërimeve se vullkani i riaktivizuar të shtunën e kaluar, i cili vrau 32 persona, mund të shpërthejë sërish.

Këtë të premte, shumë pjesë të qytetit me 2 milionë banorë, ishin braktisur mes panikut. Shumë banorë u zhvendosën në qytetin më të vogël të Sake, ku u panë duke kërkuar ushqim nga banorët vendas. Mijëra të tjerë kaluan kufirin në Ruandën fqinje, në një nga kombet më të varfra të Afrikës.

“Të gjithë po ikin, situata është

Ushtria e Kongos bëri të ditur se ishte zbuluar llavë nën sipërfaqen e qytetit dhe ekzistonte rreziku që ajo të shpërthente, ose të dilte në ujërat e një liqeni aty pranë, ku mund të lëshonte gaz toksik.

“Të gjithë po ikin, situata është

“Është një situatë e tmerrshme, apokaliptike. Të gjithë po ikin”, tha një banor vendas për AFP./a2news

ME TE LEXUARAT