Rama: “Sa të jem unë në krye, dialog anglisht me opozitën nuk do ketë më”

Politikë

Rama: “Sa të jem unë në krye, dialog anglisht me

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, bëri një deklaratë shumë të fortë. Ai tha se partnerët e huaj nuk do jenë më të pranishëm në diskutimet mes pozitës dhe opozitës. Rama tha se për aq kohë sa ai do drejtojë Shqipërinë, diskutimet mes palëve nuk do bëhen më anglisht, por vetëm shqip.

“Kushtetuta siç është nuk ka asnjë problem që krijohen nga mos respektimi i saj. Vetëm Biblën dhe Kuranin nuk e ndryshojmë pasi të tjerat do ndryshohen edhe kushtetuta. Së treti një reformë e thellë kushtetuese. Mund të ketë vend për diskutim por është ndërmarrje që kërkon angazhim tjetër dhe shumë kohë. Unë në parim jam për ndryshimin dhe ka gjithmonë mundësi për ndryshim dhe asgjë nuk mund të ndryshohet. Janë shtysë për të shkuar para. Nuk jemi në këtë moment sot dhe nuk është në qëllimet tona. Nuk na duket se është domosdoshmëri.

Mes qeverisë dhe opozitës në Anglisht nuk do bëhet më. Nuk kemi arsye për ti vënë në pozitë ambasadorët. Këta i kanë përkthyesit. Kanë në radhë të parë interesin strategjik. Edhe BE edhe SHBA kanë interes për të pasur Shqipërinë të integruar dhe patjetër kanë dije më të madhe se tonën që mundtë na e japin. Kur na duhen ata janë këtu. Por dialogje më anglisht mes shqiptarësh mund të ketë, por pa praninë e PS dhe pa praninë time dhe përderisa unë të jem Kryeministër.” tha Rama. /abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion