Falsifikonte dokumentet e pronave në Himarë dhe Dhërmi, gjykata lë në burg ish- kreun e Kadastrës së Vlorës

Aktualitet

Falsifikonte dokumentet e pronave në Himarë dhe Dhërmi, gjykata

Gjykata e Vlorës la në burg ish-kreu i Kadastës së Vlorës, Klodian Troci. Ky i fundit u arrestua 2 ditë më parë pasi akuzohet si pjesë e grupit të falsifikimit të dokumenteve të pronave në Himarë dhe Dhërmi. Njëkohësisht, Troçi dyshohet si një ndër organizatorët kryesor të grabitjes së dosjeve të qarkut e inskenuar nga ky grup pak dimë më parë. 

Pas arrestimit, policia kontrolloi banesën e Troçit, ku u gjetën 65 mijë eurosh.  Gjyqtari Enkel Peza dhe prokuror Alfred Sali kanë lënë në fuqi masën e dhënë në datën 16 "arrest me burg".  

'Historia' me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi e Himarë vijonte prej 3 vitesh, ku janë përfshirë Klodian Troci, drejtori i administrimit të tokave në Vlorë, Bardhyl Gjika, specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino dhe 51-vjeçarin Spiro Duni, banorë i Himarës. Personat kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në skemë të tjetërsimit të dokumenteve të pronave duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Sipas Prokurorisë, për një numër të konsiderueshëm praktikash, ata kanë bërë 'një sy qorr', ku ndonëse janë konstatuar dokumente pronësorë me ndërhyrje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë personave ose institucioneve kërkuese. Disa dokumente pronësorë të falsifikuara i janë dërguar atyre edhe nga 51-vjeçarin Spiro Duni, banorë i Himarës, për të cilin gjykata vendosi 'arrest me burg'. Po ashtu në burg u la edhe Bardhyl Gjika, ndërsa për Kreshnik Minon u caktua masa e arrestit detyrim paraqitje.

Troci ka punuar për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës, ku më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika. Për fshehjen e falsifikimit të pronave, drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino inskenuan një grabitje në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion