Vr'asja e Santiago Malkos, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis Dukën

Aktualitet

Vr'asja e Santiago Malkos, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis
Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë për Erlis Dukën, duke e dënuar me 28 vite burg për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko. Në gjykimin e mëparshëm, Duka ishte shpallur i pafajshëm, por pas shqyrtimit në Apel, gjykata ka vendosur ta shpallë fajtor dhe të caktojë dënimin me burg.

Vendimi i Apelit përbën një zhvillim të ri në procesin gjyqësor për një nga ngjarjet e rënda kriminale të regjistruara në Tiranë në vitin 2019. Me këtë vendim, Erlis Duka bëhet një tjetër person i dënuar për vrasjen e Santiago Malkos.

Për këtë ngjarje janë dënuar më herët edhe persona të tjerë. Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Ilir Selmani me 28 vite burg. Me nga 25 vite burg janë dënuar Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Dritan Aga, Blendi Teta dhe Oltian Loga.

Santiago Malko, ish-efektiv i Policisë, u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në zonën e njohur si “Xhamlliku” në Tiranë. Ai u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa në atë kohë ishte vetëm 26 vjeç.

Ekzekutimi i tij tronditi kryeqytetin dhe u pasua nga një hetim dhe proces i gjatë gjyqësor për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të përfshirë në ngjarje.

Ndryshimi i vendimit për Erlis Dukën nga pafajësi në dënim me 28 vite burg shënon një tjetër zhvillim në dosjen e vrasjes së Santiago Malkos, e cila vijon të jetë një prej çështjeve të rëndësishme të kronikës së zezë në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion