Rama thirrje organizatave: Nëse më sillni një argument që bën sens, unë do ta shkrij agjencinë për mediat

Aktualitet

Rama thirrje organizatave: Nëse më sillni një argument që

Kryeministri Rama ka sfiduar disa organizata që kanë alarmuar institucionet ndërkombëtare për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim. Rama i ftoi për bisedë dhe tha se nëse ata gjejnë një argument të qenësishëm kundër ai do të marrë vendimin për shkrirjen e kësaj agjencie.

"A e dini ju çfarë është Agjencia? Modestisht mendoj se nuk e keni idenë se për çfarë flisni kur ngrini këtë shqetësim. Jam i gatshëm t'ju pres të 6 organizatat tuaja dhe ju të pyesni e ne t'ju llogari. Në fund do të kuptoni se kjo Agjenci është krejtësisht e kundërta nga ajo që ku mendoni. Është një mekanizëm për të garantuar transparencën maksimale në raport me ju.

Nëse ju hasni një problem në një institucion dhe të merrni informacionin e duhur t'i drejtoheni këtij institucioni dhe ai t'ju ndihmojë.  Tjetra që dua t'ju them është se përpara se të flisni shqipen me qeverinë tuaj mbushni të huajt me alarme në anglisht.  Mbasi ju të sillni një fakt, një shembull, një arsye që bën sens Agjencia do të shkrihet. Në të kundërt ju duhet t'i shkruani të gjithë njerëzve që keni alarmuar që 'na falni por e kishim'", tha Kryeministri. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion