Rama për opozitën: Na gjëmojnë nga pas me britma e gërhima, nuk dalin nga këneta!

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi foli për garën e 11 majit dhe ironizoi opozitën duke u shprehur se do të dalin të humbur përballë PS.
Rama tha se PD nuk do të marrë shumicë votash pasi ende nuk ka dalë nga "ujërat e kënetës" dhe se do të jetë mazhoranca e cila do ta antarësojë vendin në BE
"Nuk ia vlen të diskutojmë për kë kemi… se realisht nuk i kemi as përballë, ne i kemi mbrapa. Ne jemi përpara, ata na gjëmojnë me britma e gërhima, ne do ndalojmë të t’u flasim atyre është pa kuptim.
Kam bindjen se maksimumin e mundshëm e morën në 2021 dhe nuk do të arrijnë të marrin më shumë nëse nuk dalin nga ajo kënetë, ndërsa ne nuk e kemi marrë akoma maksimumin tonë.
Maksimumi ynë është i gjithi aty në fushë për t’u arritur dhe varet nga sa më shumë energji dhe forcë do të vëmë për të arritur. Shqipëria hyn në BE vetëm si rezultat i PS dhe kandidatëve tanë", tha Rama.


