Rama mesazh votuesve: Nëse kërkoni anëtarësimin në BE, kjo do arrihet vetëm duke votuar mazhorancën!

Politikë

Rama mesazh votuesve: Nëse kërkoni anëtarësimin në BE,

Kryeministri Edi Rama është fokusuar në votuesit për herë të parë dhe këtë radhë ka zgjedhur Durrësin  një ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore të 11 majit.

Sipas Ramës, në këto zgjedhje pritet shumë nga mosha e re, e cila, sipas tij, do të votojë për fatin e vetë të lidhur drejtpërdrejt.

"Është takimi i fundit që bëjmë përpara fillimit zyrtar të fushatës nesër, jo rastësisht vendosëm ta bëjmë këtu në Durrës me vajzat dhe djemtë, e pjesës më vitale të qarkut dhe te të cilët kemi shumë arsye të besojmë se do jenë më shumë se çdo herë tjetër në këto zgjedhje.

Arsyeja konkrete pse ju duhet të jeni aktivë, më shumë se çdo herë tjetër, është se në këto zgjedhje janë të lidhura konkretisht më shumë se çdo zgjedhje që ka kaluar më parë. Sepse janë direkt të lidhura me ju dhe bashkëmoshatarët tuaj.

Këto zgjedhje janë me shumë gjasë dhe varet nga ne, që do të përcaktojnë se ku do të jetë Shqipëria. Nëse do të jemi të qartë, do ta çojmë Shqipërinë në BE.

Gjërat kanë ardhur në këtë mënyrë dhe kanë ardhur se

Pse janë përputhur dëshira dhe fati ynë me fatin i BE. Që ndryshe pak kohë më parë, sot jo vetëm e thotë se ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, por edhe e kërkon me këmbëngulje që ne të mbyllim negociatat. Edhe në harkun e dy viteve këto procese të përfundojnë dhe në 2030 Shqipëria do të jetë e anëtarësuar në BE", tha Rama.

ME TE LEXUARAT