Zgjedhja e Presidentit, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme plenare

Kosovë&Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një

Kosova pritet të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme plenare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesja e detyrës së Presidencës, Albulena Haxhiu.

Sipas raportimit nga Prishtina, të martën më 28 prill skadon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërsa seanca e sotme është parashikuar të nisë në orën 17:00.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të propozojnë tre emra konsensualë për postin e presidentit.

PDK ka refuzuar kërkesën, ndërsa LDK ka propozuar ish-presidenten Vjosa Osmani, duke kërkuar në këmbim sigurimin e 66 votave për zgjedhjen e saj që në raundin e parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion