Rama në Berat, pritet me protesta nga demokratët: Ku është ishulli i premtuar?

Politikë

Rama në Berat, pritet me protesta nga demokratët: Ku është

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike  të degës së Beratit janë bashkuar sot në brigjet e lumit Osum për të protestuar në lidhje me premtimet e pambajtura të kryeministrit Edi Rama në 8-vite pushtet.

Në formë demostrative ata i janë drejtuar brigjeve të Osumit, për të pushuar në “ishullin” që Rama premtoi se do të bënte në lumin Osum. 

Pasi kanë vendosur shazlonget në brigjet e lumit, ata janë shtrirë për të pushuar në formë proteste ndërsa në duar mbanin pankarta “Ishulli i Beratit”.

Gjashtë vjet më parë, kryeministri Rama e cilësoi projektin si një transformim të qytetit që do të kishte impakt në jetën e komunitetit.

ME TE LEXUARAT