Nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim Elvis Shkambin dhe xhaxhain e tij

Aktualitet

Nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim, nga seanca paraprake në gjykim, Elvis Shkëmbin dhe xhaxhain e tij, nën akuzën për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Elvis Shkambi akuzohet për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër palëve ndërgjyqëse, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë, xhaxhai i tij Gjergj Shkambi është dërguar në gjyq për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj. akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Sipas hetimeve, më 6 tetor 2025, pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit kalaja gjatë një seance për “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, Elvis Shkambi nxori nga brezi një pistoletë dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit.

Më pas, ai e drejtoi armën edhe ndaj dy personave të tjerë që tentuan të largoheshin nga salla, duke plagosur njërin në dorën e djathtë dhe duke dëmtuar tjetrin në trup.

Pas ngjarjes, Elvis Shkambi ia dorëzoi armën punonjësit të sigurisë dhe doli në oborrin e gjykatës, ku u kap në flagrancë.

Prokuroria thotë se nga hetimet rezultoi se Elvis Shkambi e kreu veprën në bashkëpunim me Gjon Shkambin. Një nga provat e përmendura në dosje është edhe deklarimi i Elvis Shkambit se e kishte pasur armën edhe në seanca të tjera dhe se xhaxhai i tij ishte në dijeni të këtij fakti.

Në lidhje me punonjësin e sigurisë, Prokuroria konstaton se Elvis dhe Gjon Shkambi kanë hyrë në gjykatë pa iu nënshtruar kontrollit fizik, ndërsa njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion