Ivanka Trump bën vaksinën, mbështetësit e saj e kundërshtojnë: Zhgënjim

Bota

Ivanka Trump bën vaksinën, mbështetësit e saj e

Ivanka Trump ka publikuar në mediat sociale një foto teksa ka marrë dozën e saj të parë të vaksinës Pfizer.

Vajza e Donald Trump ndau lajmet në Facebook, Instagram dhe Twitter, në të gjitha platformat që babai i saj është i ndaluar. Ajo gjithashtu dërgoi një deklaratë në agjencinë e lajmeve AP.

Në postimet në rrjetet sociale, ajo inkurajoi ndjekësit e saj që të bënin edhe ata vaksinën, duke vendosur mbishkrimin: “Sot, unë kam bërë vaksinën !!! Unë shpresoj se edhe ju do ta bëni!”

Vajza e ish-presidentit u vaksinua  në shtetin e saj në Florida, ku ajo u transferua pasi babai i saj u largua nga zyra në janar.

Sipas The Daily Beast, dy burime thanë se asaj iu ofrua vaksinimi ndërsa Trump ishte ende në detyrë, por ajo e refuzoi atë.

Shumë nga fansat e saj nuk e pritën mirë lajmin, sepse babai i saj ishte i njohur për talljen me masat e thjeshta të sigurisë së koronavirusit dhe minimizimin e seriozitetit të pandemisë.

Komentet në postimin në Instagram ishte të mbushura me ankesa nga njerëz të cilët qartë nuk janë adhurues të vaksinave.

Në një koment shkruhej; ”Ndaluni duke u thënë njerëzve të shëndetshëm që të marrin këtë të ashtuquajtur vaksinë.”

Disa thjesht thanë se ishte “zhgënjyese”.

Anëtarët e tjerë kryesorë të administratës Trump gjithashtu kanë marrë vaksinën. Nënpresidenti Mike Pence e bëri publike, ndërsa Melania  dhe Donald Trump morën të tyren por nuk e bënë të ditur atë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion