Zaev mbështetës i PS, thirrja e tij për maqedonasit në Shqipëri: Votoni mikun tim të dashur Ramën

Kosovë&Rajon

Zaev mbështetës i PS, thirrja e tij për maqedonasit në

Zoran Zaev  nëpërmjet një videoje i ka bërë thirrje shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri të votojnë Edi Ramën dhe Vasil Sterjovskin, maqedonas që kandidon në Korçë.

” Të dashur maqedonas, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Republika e Shqipërisë do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 prill, dhe një nga kandidatët në listën e Partisë Socialiste, mikut tim të dashur Edi Rama, është edhe Vasil Sterjovski,një maqedonas.”

Ai ka thënë se kandidati i PS-së  ka përfaqësuar gjithmonë interesat e maqedonasve në parlamentin shqiptar dhe se ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj rolit të tij si deputet.

” Vasili ka qenë deputet në kuvendin e Shqipërisë në dy vitet e fundit dhe është përfaqësues i vërtetë i interesave të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri.”

Ndër të tjera ai nuk ka harruar të përmendë se maqedonasit në Shqipëri janë mënyra më e mirë për të lidhur bashkëpunimin mes dy shteteve.

” Maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ura e  bashkpunimit, fqinjësisë së mirë dhe unitetit. Dita kur Vasil Sterjovski u bë deputet në parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të perfaqësuar maqedonsit në   Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.”,ka thënë Zaev.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion