Koka e trafikimit të kokainës, arrestohet greku dhe 31 vjeçari shqiptar në Patras

Bota

Koka e trafikimit të kokainës, arrestohet greku dhe 31 vjeçari

Një 46-vjeçar grek, pronar i një klubi në Patra është arrestuar pasi ishte ‘koka’ e trafikimit të kokainës dhe kanabisit, në bashkëpunim me një 31-vjeçar shqiptar. Sipas mediave greke, 31-vjeçari shqiptar u arrestua me 100 gram kokainë por ai para autoriteteve tha se e kishte për përdorim personal. Ndërsa 46- vjeçari grek mohoi të kishte lidhje me trafikimin dhe tha se nuk kishte dijeni për aktivitetin e shqiptarit.

Më pas policia kontrplloi dhe garazhin e 46 vjeçarit grek ku gjetën pesë pako me pesë kilogram me kanabis të papërpunuar, një enë plastike me 184 gramë një kimikat të panjohur për falsifikimin e kokainës dhe një peshore elektronike.

Ditën e djeshme, të dy u dërguan në prokurorin e Patras me çështjen penale kundër tyre për trafik dhe mbajtje droge, si dhe shkelje të ligjit për armët. Ata kërkuan dhe morën një afat për të apeluar vendimin, të hënën e ardhshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion