“Rama më bëri eurodeputet”, rrëfehet Fredi Beleri

Eurodeputeti Fredi Beleri tha në emisionin Now në Euronews Albania se e fitoi pozicionin në Parlamentit Evropian falë luftës që kryeministri Edi Rama i shpalli kur kandidonte për bashkinë Himarë.
“Në burg kam qenë 16 muaj, njeriu kur kalon një problem është si të mos e ketë pasur kurrë, isha në burg, dola, tani jam eurodeputet, s’e kisha ëndërruar as e kisha qëllim. Unë me disa himarjotë të tjerë donim të fitonim bashkinë Himarën që të punonim për vendin tonë. Sulmi i paprecedentë i kryeministrit, mënyra se si drejtësia u përdor prej tij, arrita që sot të jem eurodeputet.
Kanë merita jo vetëm kryeministri, por edhe gjykatësit, prokurorët të cilët nën urdhrat e tij bënë një çështje që nuk ke nga ta kapësh, që nuk ka asnjë të vërtetë brenda dhe këtë padrejtësi kryeministri dhe populli greke kuptoi që kjo përndjekje ishte e padrejtë dhe më dhanë votën për eurodeputet”, tha Beleri.


