Atentati me 3 viktima në Shkodër, dyshohet për vrasës me pagesë nga Mali i Zi! Një person i 3-të në makinë!

Aktualitet
Atentati me 3 viktima në Shkodër, dyshohet për vrasës me

Policia e Shkodrës është rikthyer sërish në skenën e krimit ku një ditë më parë, (30 tetor 2024), u vranë në një atentat mafioz Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha. Deri tani, Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërkohë që ka marrë në vëzhgim edhe automjetin e djegur në fshatin Golem.


Në makinë ishin 3

Policia e Shkodrës dyshon se në makinën e viktimave kanë qenë 3 persona, kjo pasi u gjetën 3 pistoleta. Bëhet fjalë për një person që është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes por është filmuar nga kamera amatore, ndërkohë  policia ka gjetur gjumë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik.  Ai eshtë i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza ndërsa duart i ka me gjak dhe në ball ka gjurmë gjaku. Hetuesit po punojnë për ta identifikuar dhe lokalizuar. 

Atentatorët dyshohen nga Mali i Zi 

Ndërkohë dyshohet se ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë, që mendohen se janë djem në moshe të re të ardhur nga Mali i Zi. Sipas hetuesve, dy janë qitës, i treti shofer dhe një i katërt mendohet se i priti në rrethina, ku vrasësit u arratisën pasi dogjën makinën “Range Rover”. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes mes bandave, pasi njihet armiqësia disa vjeçare mes Liceve dhe Bajrave.

Merret në pyetje fisi Bajri

Por 24-orë pas krimit, Policia e Shkodrës nuk ka identifikuar atentatorët dhe as porositësit. Rreth 20 persona u morën në pyetje dhe me pas u lanë të lirë, mes tyre janë dhe Safet Bajri, Ilir dhe Enver Bajri dhe nipa të tyre. Në deklarime para hetuesve Safet Bajri pretendoi se në kohën e atentatit ka qenë me familjen në shtëpi, e kjo mund të vërtetohet nga kamerat e sigurisë që e survejojnë 24 orë. As dëshmitaret në vendngjarje nuk ndihmuan grupin hetimor në zbardhjen e detajeve.

Makina e Licit hyri pak ditë më parë nga Mali i Zi 

Burimet thanë se makina e viktimave tip “Mercedes Benz S Class” rezulton se ka hyrë pak ditë më parë në Shqipëri nga Mali i Zi, ndërsa është parë duke lëvizur në Dobraç, disa ditë para se Hamza Licin e  Arlind Bushati të binin në pritë.

Ndërsa makina e atentatorëve u gjet plotësisht e shkrumbuar, aq sa hetuesit nuk mund të lexojnë numrin e shasisë dhe targat. Megjithatë, po ekspertohet, me shpresën se mund të rikuperohet ndonjë e dhënë me rëndësi.

Në vendngjarje, një ditë pas masakrës, policia po has vështirësi në sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë. Në zonën e Dobraçit ka pak kamera sigurie në rrugë apo biznese, një pjesë e tyre të koduara.

Si ndodhi atentati

Ka qenë ora 15: 50 minuta e 30 tetorit 2024 kur makina e viktimave, e cila drejtohej nga 23-vjecari Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati 32-vjeç, po lëvizte në zonën që konsiderohet “bastion” i fisit të Bajrave në Dobraç. Atentatorët i dolën paralel në të majtë dhe nisën breshërinë e plumbave, e cila rezultoi fatale për ta.

Edhe Arlindi qelloi

Arlind Bushati u kundërpërgjigj me zjarr, por pa mundur të mbrohet. Breshëria e plumbave ka vijuar për dhjetëra metra në lëvizje, derisa makina e viktimave humbi kontrollin, përplasi motoçikletën e bashkëshortëve Basha dhe përfundoi në murin rrethues të një servisi. 56-vjeçarja Flutura Basha mbeti viktimë e pafajshme ndërsa i shoqi, Bashkim Basha 67 vjeç është në gjendje të rëndë.

Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda në makinë, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot që dyshohet se i përket personit që u arratis. Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion