Rama i rrëmben mandatin LSI-së në Durrës, PS ruan epërsinë me 73 deputetë

Politikë

Rama i rrëmben mandatin LSI-së në Durrës, PS ruan

Është përmbysur sërish rezultati në Qarkun e Durrësit, këtë herë në favor të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se pak momente më parë LSI i rrëmbeu një mandat deputeti por PS e rikuperoi sërish.

PS ka fituar deri më tani 8 mandate deputetësh duke ruajtur edhe mandatin e kryeministrit Edi Rama, i cili u vendos në rrezik nga aleatja e PD-së.



Partia Demokratike nga ana tjetër ka fituar deri më tani 6 mandate me 40.05% të votave, PS ka marrë 51.36% të votave duke siguruar 8 deputetë, ndërsa LSI ka mbetur pa mandat.

Procesi i numërimit në Durrës ka vijuar përgjatë gjithë ditës së sotme me ritme të ngadalta.

Rama i rrëmben mandatin LSI-së në Durrës, PS ruan

Në rang kombëtar PS ka arritur të ruajë epërsinë me 73 mandate, PD 59 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD 3 mandate./LajmFundit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion