Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional do të përfshihet në lejen e drejtimit, një tjetër hap drejt modernizmit

Politikë

Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional do të përfshihet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër hap drejt modernizimit dhe thjeshtimit të shërbimeve për qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit, duke eliminuar nevojën për një karton të veçantë dhe duke ulur shpenzimet për qytetarët.

“MIRËMËNGJES
dhe me një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) e integruar automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kartonin e veçantë e ulur shpenzimet për qytetarët, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Ky ndryshim synon të thjeshtojë procedurat dhe të përshpejtojë procesin për marrjen e lejes së drejtimit në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT