Dhunë dhe përleshje në Serbi, rrugët shndërrohen në skena lufte, Vuçiç kërcënon me masa të rrepta

Kosovë&Rajon

Dhunë dhe përleshje në Serbi, rrugët shndërrohen

Pas nëntë muajsh protestash relativisht paqësore, rrugët e qyteteve serbe janë shndërruar në skena dhune dhe përleshjesh mes demonstruesve kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe mbështetësve të tij. Përleshjet përfshijnë shkopinj, gaz lotsjellës, bomba tymi dhe sulme ndaj zyrave të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Qytetarë si Neda Vrebac nga Novi Sadi tregojnë se dhuna në rrugë është reagim ndaj asaj të regjimit. “Ne u gjetëm para bajonetave, pa e kuptuar fare… ndihemi të shqetësuar dhe të pasigurt, kjo është pasojë e jetës nën fashizëm,” tha Vrebac për DW.

Demonstruesit shpesh nuk dallojnë nëse përballen me policinë apo me mbështetës të armatosur të SNS-së. Media raportojnë se disa nga mbështetësit e partisë kanë të kaluar kriminal dhe dhunë të mëparshme, duke përfshirë ish-udhëheqës tifozësh të përfshirë në vrasje.

Radivoje Jovoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë thotë se dhuna rrugore është rezultat i refuzimit të qeverisë për të pranuar kërkesat e protestuesve dhe se përdorimi i forcës ka përshpejtuar zemërimin qytetar.

Policia serbe ka përdorur dhunë për të shpërndarë turmat. Studentja Nikolina Singjeliq nga Beogradi deklaroi se u dhunua fizikisht nga një komandant policie dhe u kërcënua në mënyrë serioze. Arrestime masive janë regjistruar, disa nga personat e ndaluar nuk kanë marrë pjesë në protesta.

Pamjet e publikuara nga media tregojnë të rinj të gjunjëzuar pas murit me duart pas shpine, duke përkujtuar imazhe nga kampet e luftës. Ky tension i lartë vjen pas një periudhe të gjatë protestash dhe shton shqetësimet për situatën politike dhe të sigurisë në vend.

ME TE LEXUARAT