Aksident në Fier – Automjeti përplas motorin, plagoset drejtuesi, niset me urgjencë drejt spitalit

Aktualitet

Aksident në Fier – Automjeti përplas motorin, plagoset

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Në përplasjen e përfshirë një motomjet dhe një automjet tip “Mercedes”. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i makinës dyshohet se i ka prerë rrugën motomjetit, duke shkaktuar përplasjen.

Drejtuesi i motorrit, i cili dyshohet se punonte si shpërndarës picash, ka pësuar dëmtime të lehta.

Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion